Politike

Rama kritika Prefektit të Durrësit: U mora unë dje me stadiumin, mos të ndodhë më

22 Shtator 2019, 08:39 Nga DOSJA
Rama kritika Prefektit të Durrësit: U mora unë dje me stadiumin,

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme më prefektët dhe me Emergjencat Civile, i ka bërë kritika prefektit të Durrësit.

Sipas Ramës, Prefketi Roland Nasto nuk ka bërë punën e tij siç duhej mbrëmë dhe për këtë gjë i ka dhënë ultimatum që mos të përsëritej më kjo situatë.

Prefekt, mbrëmë jam marrë unë me dritat e stadiumit, gjëja më e thjeshtë ishte t’u hapet stadiumi dhe të mos rrinin në rrugica, sot stadiumi duhet të jetë i hapur dhe i pajisur me të gjithë strukturën akomoduese, janë 700 shtretër në kovaleshencësn e mbrojtjes në dispozicion. Tërmetin nuk e parashikon dot askush. Nuk do të thotë aspak se ajo që ndodhi do të vijojë, por tërmeti është në psikologjinë e njerëzve akoma. Prandaj duhet t’u ofrojmë gjithcka, stadiumin e hapur të ndriçuar dhe kapacitetet, autobus në dispozicion nëse kanë probleme psikologjike”, u shpeh Rama.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbledhje me Prefektët dhe Emergjencat Civile dhe një me ministrat deputetët dhe krerët e bashkive. Rama në këto takime ka kërkuar që të gjitha strukturat të shpërndahen në terren dhe të takohen të gjithë njerëzit e prekur nga tërmeti. Kreu i qeverisë u kërkoi të tijëve që të nisnin dhe me verifikimin e dëmeve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike earthquake albania edi rama rama mbledh prefektet termet i forte ne shqiperi earthquake albania edi rama rama mbledh prefektet termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll