Politike

Tërmetet në Shqipëri, BE tregon solidaritet me Shqipërinë: Ofruam ndihmë menjëherë

22 Shtator 2019, 10:16 Nga DOSJA
Tërmetet në Shqipëri, BE tregon solidaritet me

BRUKSEL- Bashkimi Evropian me anë të Komisionerit për Zgjerim Johannes Hahn, ka reaguar për situatën e tërmeteve në Shqipëri.

Me anë të një reagimi në Twitter, Hahn shkruan se ka ofruar ndihmë të menjëhershme Shqipërisë që në momentin e parë që ra tërmeti.

“I trishtuar dhe i shqetësuar kur mësova në lidhje me serinë e tërmeteve shkatërrimtare në Shqipëria, të cilët shkaktuan lëndimin e qindrave njerëzve dhe dëme serioze në infrastrukturë. Bashkimi Evropian ofroi ndihmë menjëherë”, shkruan Hahn në një postim në Twitter.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë mesditën e djeshme. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale ishin të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mësohet se janë dhe rreth 60 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike earthquake albania johannes hahn termet i forte ne shqiperi earthquake albania johannes hahn termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll