Bota

Momente TMERRI në Greqi/ Rrëfimet tronditëse të ekipeve të shpëtimit në Larisa: Mbushëm 20 thasë me pjesë nga trupi i viktimave

Në vend të trupave një prej anëtarëve të këtij ektipi, Yiannis Goulas ka treguar se po nxjerrin mbetje kockore të viktimave.

2 Mars 2023, 12:07 Nga a.l
Momente TMERRI në Greqi/ Rrëfimet tronditëse të ekipeve
Pamje nga aksidenti në Greqi

GREQI- Ekipet e emergjencave civile 'EKAV' në Greqi po vijojnë kërkimet në gërmallat e stacionit hekurudhor të Larisës për të nxjerrë trupat e pajetë të pasagjerëve, pas përplasjes fatale të dy trenave. Në vend të trupave një prej anëtarëve të këtij ektipi, Yiannis Goulas ka treguar se po nxjerrin mbetje kockore të viktimave. Goulas dha detaje tronditëse për mikrofonët e korespodentëve nga vendi i ngjarjes duke thënë se nga pasditja e djeshme deri në mbrëmje, ata kishin mbushur 20 thasë me pjesë trupi nga viktimat. 

Ekzaminuesit mjekësorë kanë përfunduar deri më tani autopsitë në 44 grumbuj dhe 7 janë djegur. Goulas foli në emisionin e mëngjesit të MEGA-s dhe raportoi zhvillimet e hetimeve në 24 orët e fundit. 

Fotografia shpjegon gjithçka. Në të vërtetë pamja me të cilën po përballemi është makabre. Fatkeqësisht, kishte edhe shumë njerëz që nuk ishin gjallë, i mbajtëm në çanta. Që dje shpresonim që të paktën një person të ishte gjallë nën vagona, por fatkeqësisht kjo nuk u konfirmua. Për momentin kolegët po përpiqen të mbledhin ose trupa të tëra ose pjesë dhe t'i çojnë në spital”, tha ai. 

NumRi i të vdekurve deri tani raportohet të ketë shkuar në 57. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 44 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

 

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll