Bota

Takimi për dialogun Kosovë-Serbi/ Lajçak zbulon vendin ku do të zhvillohet: Në Ohër, në fund të muajit

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zbuluar vendin dhe kohën se kur do të zhvillohet takimi i radhës mes kreut të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit  Aleksandër Vuçiç ku pritet të nënshkruhet plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

2 Mars 2023, 10:31 Nga a.l
Takimi për dialogun Kosovë-Serbi/ Lajçak zbulon vendin ku do
Miroslav Lajçak

KOSOVË- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zbuluar vendin dhe kohën se kur do të zhvillohet takimi i radhës mes kreut të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit  Aleksandër Vuçiç ku pritet të nënshkruhet plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai ka njoftuar se takimi i radhës në kuadër të dialogut do të mbahet në fund të muajit në Ohër. Lajçak në një postim në Twitter bën të ditur se ka pasur një takim me zëvendëskryeministrin maqedonas për çështje evropiane, Bojan Mariçiç, ndërsa e ka falënderuar Maqedoninë e Veriut për mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Një takim të shkëlqyer me zëvendëskryeministrin Mariçiq. I jam mirënjohës Maqedonisë për mbështetjen e fortë ndaj dialogut dhe mezi pres takimin e radhës për dialogun në Ohër, në fund të muajit. Diskutuam gjithashtu çështje thelbësore për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, shkruan Lajçak.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan më 27 shkurt në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Në përfundim të takimit nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe bisedimet për çështjen u shtynë më 18 Mars në Maqedoninë e Veriut. Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë. Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët. Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes tyre  të gjashtin me radhë si më të rëndësishmin. Propozimi, i cili u është dorëzuar atyre që në fund të verës, përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara. Propozimi evropian nuk e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por përfshin zotimin e të dyja palëve për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e ku bën pjesë edhe ajo për Asociacionin.

 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll