2 Mars 2023, 10:50
Nga a.l
Aksidenti në Greqi
GREQI- Stacionisti i trenit të Larisës i cili dyshohet se është shkaktari kryesor i aksidentit fatal me rreth 47 të vdekur deri më tani, ka mbërritur në prokurori ku do të njihet me akuzat për këtë tragjedi. Drejtuesi i stacionit ka rrfëyer para hetuesëve gabimin që solli në përplasjen fatale të trenave. Edhe pse fillimisht ai pretendoi se aksidenti ishte për shkak të një gabimi të sistemit, duke thënë se e kuptoi kur u informua për atë që kishte ndodhur, ai në fund pranoi se kishte drejtuar trenin e pasagjerëve në shina të gabuara.
Por për çfarë veprash pritet të ndiqet penalisht? Ndaj shefit të stacionit është ngritur një dosje për krime të rënda. Prokurori publik pritet të ngrejë kallëzim penal kundër tij për prishje të sigurisë së transportit me pasojë vdekjen e disa personave, vepër e karakterit të krimit, e cila në bazë të ndryshimit të fundit të Kodit Penal (neni 291 i Kodit Penal), përfshin dënime nga 10 vjet burgim deri në burgim të përjetshëm, raporton Protothema.gr
Do të ngrihen ndjekje penale për vrasje seri nga pakujdesia. Sipas avokatëve, paraburgimi i komandantit konsiderohet i sigurt. Për shkak të rëndësisë madhore të çështjes, edhe deklarata paraprake e drejtuesit të stacionit është bërë në prani të prokurorit. Njëkohësisht, sot, në prani të prokurorit publik, në vendin e ngjarjes tragjike do të kryhet autopsia nga Policia Rrugore e Larisës.
TPas ndjekjes penale ndaj drejtuesit të stacionit, pritet që çështja të kalojë në seancën plenare të Gjykatës së Apelit Larisa, me qëllim kalimin e çështjes në hetues të posaçëm të apelit. Megjithatë, gjatë hetimeve paraprake për ngjarjen tragjike, prokuroria do të zgjerojë hetimin. Dhe kjo pasi, përveç përgjegjësive të komandantit të stacionit, do të kërkojnë edhe përgjegjësitë e personave të tjerë që janë të lidhur dhe kanë një rol vendimtar në objektet, funksionimin etj. të rrjetit hekurudhor.
tragjedia e trenave ne greqi
Bota
2 Mars 2023, 10:38
a.l
Studentja shqiptare
GREQI- Studentja me origjinë shqiptare Klaudja Leta dyshohet të jetë mes viktimave të tragjedisë në Greqi...
Bota
2 Mars 2023, 10:31
a.l
Miroslav Lajçak
KOSOVË- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zbuluar vendin...
Bota
2 Mars 2023, 10:24
a.l
Aksidenti në Greqi
GREQI- Shtatë persona janë gjetur të djegur në vagonin e trenit në Larisa ku shërbehej ushqimi pë...
Bota
2 Mars 2023, 10:21
a.l
Pavlikani Dia
GREQI- Ka shkuar në 47 numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Greqi, ku një tren udhëtarësh u përplas me nj...
Bota
2 Mars 2023, 10:09
a.l
Aksidenti tragjik në Greqi
GREQI- Sot do të nisë identifikimi i viktimave të aksidentit fatal të trenave në Greqi. Medi...
Bota
2 Mars 2023, 09:58
a.l
Aksidenti tragjik në Greqi
GREQI- Zbardhen bisedat mes makinistëve të trenit 'Intercity 62' dhe stacionistit të Larisës përpl...
Bota
2 Mars 2023, 09:36
a.l
Trenat në Greqi
GREQI- Vijon të rritet numri tragjik i të vdekurve nga aksidenti fatal i trenit në Larisa pasi sipas për...
Bota
2 Mars 2023, 09:27
a.l
Alarm për bombë në SHBA
SHBA- Një person identifikuar si Mark Muffley është ndalur nga autoritetet amerikane në aeroport...
Bota
2 Mars 2023, 09:12
a.l
Pamje nga Larisa pas tragjedisë hekurudhore
GREQI- Sindikatat greke kanë organizuar protesta, pas fatkeqësisë hekurudhore me të pa...
Bota
2 Mars 2023, 08:57
a.l
Giuseppe Conte
ITALI- Ish-kryeministri i Italisë Giuseppe Conte është vënë në hetim nga drejtësia italiane pasi a...