Bota

Aleate e Rusisë në luftën me Ukrainën/ Paralajmërimi i kancelarit Scholz: Mos i dërgoni armë agresorit rus

2 Mars 2023, 11:22 Nga a.l
Aleate e Rusisë në luftën me Ukrainën/ Paralajmërimi i
Olaf Scholz

GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka paralajmëruar Kinën që të mos dërgojë armë në Rusi. Deklarata vjen ndërsa Gjermania dhe partnerët e tjerë po mbajnë bisedime me qeverinë në Kiev për angazhimet e ardhshme të sigurisë për Ukrainën.

“Është e qartë se ne do të ndihmojmë Ukrainën për të arritur paqen. Kjo është arsyeja pse ne po diskutojmë me Kievin dhe partnerët e tjerë për angazhimet e ardhshme të sigurisë për Ukrainën. Por premtimet për siguri presupozojnë në mënyrë imperative që Ukraina do të mbrohet me sukses në këtë luftëm” paralajmëroi lideri gjerman përpara dhomës së ulët të parlamentit gjerman, Bundestagut.

Siç raportojnë mediat e huaja, kancelari Scholz i bëri thirrje Kinës, e cila dyshohet nga Uashingtoni se dëshiron të dërgojë armë në Moskë që të ndalojë mbështetjen e saj ushtarake ndaj agresionit rus.  

olaf scholz lufta ne ukraine

Sondazh

Poll