Bota

'Kryeministri sot nuk ka ardhur'/ Krasniqi kritika për takimin në Bruksel: Marrëveshja në Bruksel është degradim

Sipas tij, një marrëveshje e tillë nuk mund të hyjë në fuqi pa ratifikim në Kuvend.

2 Mars 2023, 11:32 Nga a.l
'Kryeministri sot nuk ka ardhur'/ Krasniqi kritika për takimin
Memli Krasniqi

KOSOVËS- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka marrë fjalën në Kuvendin e sotëm të Kosovës ku siç duket qendra e diskutimeve nga foltorja do të jetë pranimi i marrëveshjes së propozuar nga BE në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Krasniqi ka kritikuar vendimin e kryeministrit Kurti për t'u prajtuar me këtë marrëveshje, duke thënë se nga qëllimi shtetëror për marrëveshje finale me njohje në qendër, procesi i degradua në marrëveshje të përkohshme me Asociacion në qendër. Krasniqi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se është dita e katërt që është pranuar marrëveshja dhe tërë këto ditë po flitet për pasojat e marrëveshjes në mungesë të qartësimit.

“Një politikan i përgjegjshëm pa e ftuar hiq do t’i ishte drejtuar qytetarëve për marrëveshjen…por kryeministri i Kosovës nuk është këtu as sot… Sinqerisht nuk e kuptoj se çfarë pune më të rëndësishme ka se me ardh në Kuvend e me ju drejtu qytetarëve….”, tha ai, raporton Telegrafi.

I pari i PDK-së, deputeti i Kuvendit të Kosovës tha se po flasin për një marrëveshje që sipas tij preambula specifikon neutralitetin ndaj statusit, ku neni 10 thekson se pa njohjen e ndërsjellë e pranon Asociacionin, neni 7 jep mundësi krijimin e një sistemi autonomist për serbët e Kosovës, e që sipas tij të mos flitet për nenin 11, për aneksin që hap shumë pikëpyetje. Sipas tij, një marrëveshje e tillë nuk mund të hyjë në fuqi pa ratifikim në Kuvend.

 

mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll