Bota

Vijojnë debatet në Kuvendin e Kosovës/ Kusari i përgjigjet Abdixhikut: Këto deklarata t'i bëjë në selinë e LDK-së e jo në Kuvend

Sipas saj, Abdixhiku para se të ngrejë alarmin për një marrëveshje të dakorduar në parim, nga e njëjta foltore ka dal dhe ka akuzuar kryeministrin Kurtin për izolim të Kosovës, për mos bashkërendim të veprimeve dhe vendimeve me aleatët ndërkombëtarë, gjë që sipas saj asnjëra nuk po ndodh. 

2 Mars 2023, 11:49 Nga a.l

 

Vijojnë debatet në Kuvendin e Kosovës/ Kusari i përgjigjet
Mimoza Kusari-Lila

 

KOSOVË- Është shoqëruar me debate seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i është përgjigjur, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili kërkoi që si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e Kuvendit të enjten të hyjë raportimi i kryeministrit Albin Kurti për marrëveshjen e arritur në Bruksel më 27 shkurt 2023. Kusari-Lila tha se nga Abdixhiku s’kanë dëgjuar të bëjë analizë kooperative të marrëveshjeve të nënshkruara nga subjekti i tij në vitin 2015 dhe 2020. Ndërsa e ka konsideruar si të pavend fjalimin e tij në nisje të seancës, ajo ka kërkuar se këto deklarata Adixhiku duhet t'i bëjë në selinë e LDK-së. 

Fjalimin patetik të z. Abdixhiku para deputetëve të Kuvendit ia rekomandoj ta bëjë në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo për arsye se z. Abdixhiku jo që filloi të diskutojë për rëndësinë e mocionit, por filloi të bëjë analizë të marrëveshjes, gjë që nuk e kishim dëgjuar të bëjë analizë kooperative të marrëveshjeve të nënshkruara nga subjekti i tij në vitin 2015 dhe pastaj në 2020-tën dhe dëmet apo regresin në procesin e dialogut”, ka thënë shefja e deputetëve të LVV-së.

Sipas saj, Abdixhiku para se të ngrejë alarmin për një marrëveshje të dakorduar në parim, nga e njëjta foltore ka dal dhe ka akuzuar kryeministrin Kurtin për izolim të Kosovës, për mos bashkërendim të veprimeve dhe vendimeve me aleatët ndërkombëtarë, gjë që sipas saj asnjëra nuk po ndodh. 

mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll