Bota

Miratohet mocioni i LDK-së në Kuvend, në orën 13:00 pritet fjala e Kurtit për planin evropian

Kryeministri Albin Kurti do të flasë para deputetëve në Kuvend lidhur me këtë çështje në orën 13:00  dhe do të ndajë detaje të tjera nga takimi në Bruksel.

2 Mars 2023, 11:58 Nga a.l
Miratohet mocioni i LDK-së në Kuvend, në orën 13:00 pritet
Mblidhet Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Deputetët e pranishëm në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro mocionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për raportimin e kryeministrit Albin Kurti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe dakordimin për planin evropian, nga takimi i 27 shkurtit në Bruksel. Kryeministri Albin Kurti do të flasë para deputetëve në Kuvend lidhur me këtë çështje në orën 13:00  dhe do të ndajë detaje të tjera nga takimi në Bruksel.

Pro mocionit votuan edhe deputetët e mazhorancës, pasi morën konfirmim nga kryeministri se mund të flasë nga ora 13:00 deri në orën 16:00. “Ashtu siç deklaruam që në fillim, kryeministri është i gatshëm të jetë në seancë, të debatojë me deputetët. Disponueshmëria e tij kohore është nga ora 13:00 deri në 16:00, kur mund të debatojmë bashkërisht rreth kësaj çështje”, ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan më 27 shkurt në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Në përfundim të takimit nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe bisedimet për çështjen u shtynë më 18 Mars në Maqedoninë e Veriut. Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë. Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët. Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes tyre  të gjashtin me radhë si më të rëndësishmin. Propozimi, i cili u është dorëzuar atyre që në fund të verës, përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara. Propozimi evropian nuk e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por përfshin zotimin e të dyja palëve për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e ku bën pjesë edhe ajo për Asociacionin.

mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll