Bota

Debat në Kuvendin e Kosovës/ Deputetja e LVV-së e ndërpret nga karrigia, përplaset me deputetin e LDK- së, Arben Gashi

Gashi i tregon librin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës deputetes së LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës.

2 Mars 2023, 11:40 Nga a.l
Debat në Kuvendin e Kosovës/ Deputetja e LVV-së e ndërpret
Mimoza Kusari-Lila

KOSOVË- Është shoqëruar me debate nisja e seancës së sotme plenare në Kuvendin e Kosovës. Mediat kosovare raportojnë se teksa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte duke folur nga foltorja në të cilën kërkonte që kryeministrti Albin Kurti të jepte më tepër detaje mbi dakordërsinë që ai dha lidhur me marrëveshjen e propozuar nga BE për normalizmin e marrëdhënieve mes dy vendeve, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila dhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi zhvilluan një debat nga karrigia. 

Siç shihet edhe në foto, Gashi i tregon librin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës deputetes së LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, si pikë e parë e rendit të ditës të hyjë raportimi i kryeministrit Albin Kurti për marrëveshjen e arritur në Bruksel më 27 shkurt 2023. Propozimin e mocionit procedural e bëri kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll