Bota

Tragjedia hekurudhore në Greqi/ Mes viktimave dyshohet edhe studentja shqiptare, prindërit apel për t'a gjetur (EMRI+FOTO)

Prindërit e studentes kanë bërë apel për gjetjen e vajzës së tyre, duke shpërndarë foto në rrjete sociale dhe kanë dhënë mostra të ADN-së për të bërë identifikimin e saj. 

2 Mars 2023, 10:38 Nga a.l
Tragjedia hekurudhore në Greqi/ Mes viktimave dyshohet edhe studentja
Studentja shqiptare

GREQI- Studentja me origjinë shqiptare Klaudja Leta dyshohet të jetë mes viktimave të tragjedisë në Greqi, ku përplasja e dy trenave ka shkaktuar rreth 50 persona të vdekur. Prindërit e studentes kanë bërë apel për gjetjen e vajzës së tyre, duke shpërndarë foto në rrjete sociale dhe kanë dhënë mostra të ADN-së për të bërë identifikimin e saj. 

Komiteti shqiptar në Greqi ka nxjerrë një njoftim për gjetjen sa më shpejt të studentes shqiptare. Ndërsa shprehin ngushëllimet për familjarët e saj. 

Tragjedia hekurudhore në Greqi/ Mes viktimave dyshohet edhe studentja
postimi
Tragjedia hekurudhore në Greqi/ Mes viktimave dyshohet edhe studentja
postimi

Numri i të vdekurve deri tani raportohet të jketë shkuar në 47. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 44 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

klaudja leta tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll