Bota

DETAJE tronditëse nga Greqia, gjenden 7 persona të djegur në vagonin ku shërbehej ushqimi për udhëtarët

Siç njoftoi përfaqësuesi i Zjarrfikësve në konferencën zyrtare që u zhvillua pak para orës 11:00 të ditës së sotme, ekipet e shpëtimit gjetën shtatë trupa të djegur nga vagoni i 'restorantit' të trenit fatal të pasagjerëve 'Intercity 62'.

2 Mars 2023, 10:24 Nga a.l
DETAJE tronditëse nga Greqia, gjenden 7 persona të djegur në
Aksidenti në Greqi

GREQI- Shtatë persona janë gjetur të djegur në vagonin e trenit në Larisa ku shërbehej ushqimi për udhëtarët. Siç njoftoi përfaqësuesi i Zjarrfikësve në konferencën zyrtare që u zhvillua pak para orës 11:00 të ditës së sotme, ekipet e shpëtimit gjetën shtatë trupa të djegur nga vagoni i 'restorantit' të trenit fatal të pasagjerëve 'Intercity 62'.

Nurmi i të vdekurve deri tani raportohet të jketë shkuar në 47. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 44 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll