Politike

“Cilin ligj kam shkelur”, Tahiri s’ndalet: Gabova që e thashë publikisht sa kanabis mbillej në Shqipëri (VD)

21 Shtator 2019, 09:49 Nga DOSJA
“Cilin ligj kam shkelur”, Tahiri s’ndalet: Gabova që e

TIRANE- Gabimi i vetëm për Saimir Tahirin, është deklarimi publik se në Shqipëri mbillej kanabis nga jugu në veri. Ish-ministri tha se e dinte që sa më shumë t’a luftonte kanabisin, aq më shumë do të akuzohej.

Saimir Tahiri: Një shprehje thotë që gënjeshtra bën xhiron e botës, teksa e vërteta s’ka veshur ende këpucët. Mesa u lexua në sallë, kuptova se lidhej me faktin se kushërinjtë e mi kishin përmendur emrin tim dhe se unë s’kam luftuar aq sa duhet kanabisin. Sepse ministri i Brendshëm i ka të qarta detyrat, dhe mezi pres të shoh ligjin që kam shkelur. Vendimi i gjykatës në kulturën time s’komentohet por vetëm ankimohet. Dhe unë sigurisht që do e ankimoj. Drejtësinë e kam pritur 2 vite, dhe s’është bërë kurrë siç doja unë. Se kam tradhtuar kurrë detyrën që mu besua. E kam bërë me shumë pasion, bashkë me ekipin që punonte me mua. E shndërruam MPB në institucionin më të besuar për qytetarët. Luftuam krimin dhe ata që e lejuan më akuzojnë sot mua. Kush mendon se para se të merrja unë detyrën kanabis kishte vetëm në Lazarat, gabohet rëndë. Bëra gabimin tim më të madh që thashë sesa shumë mbillej kanabis në Shqipëri, dhe e thashë publikisht. E dija, se sa më shumë t’a luftoja, aq më shumë do akuzohesha.

Për gati 60 minuta, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë sot në një konferencë me gazetarët ku është shprehur se do të apelojë vendimin e Gjykatës për Krimet e Rënda, që e dënoi me 3.4 vite shërbim prove për ‘Shpërdorim detyre’. Tahiri foli edhe për qëndrimin e SHBA, që e quajti një presion mbi gjykatën.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denimi i saimir tahirit saimir tahiri denimi i saimir tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll