Politike

A ka marrë SMS nga Rama për dënimin? Tahiri: Fare, i vetëm në rrugën e drejtësisë (VD)

21 Shtator 2019, 10:14 Nga DOSJA
A ka marrë SMS nga Rama për dënimin? Tahiri: Fare, i vetëm

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha sot në konferencën me gazetarët se ka marrë mesazhe nga ish-kolegë dhe shumë dashamirës. Një nga gazetarët pyeti ish-ministrin, se a ka patur një komunikim me kryeministrin Edi Rama. Ai e mohoi duke thënë se në rrugën e drejtësisë është i vetëm.

Pyetje: A ke marrë mesazh nga Rama?

Saimir Tahiri: Se kuptoj pse e thua këtë. Fare, në rrugën e drejtësisë jam i vetëm përpara.

Për gati 60 minuta, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë sot në një konferencë me gazetarët ku është shprehur se do të apelojë vendimin e Gjykatës për Krimet e Rënda, që e dënoi me 3.4 vite shërbim prove për ‘Shpërdorim detyre’. Tahiri foli edhe për qëndrimin e SHBA, që e quajti një presion mbi gjykatën.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denimi i saimir tahiri edi rama saimir tahiri denimi i saimir tahiri edi rama saimir tahiri

Sondazh

Poll