Politike

‘S’jam unë kurbani, unë kam lirinë të mendoj”, Tahiri flet për frikën: Më keni trembur, kam njohur burra që kanë

21 Shtator 2019, 10:10 Nga DOSJA
‘S’jam unë kurbani, unë kam lirinë të

TIRANE- “Të bëhesh kurban, s’është nevoja të jesh në burg”,-kështu u shpreh ish-ministri Saimir Tahiri, pas u pyet nga gazetarët për të disatën herë. Tahiri tha se liria nuk është fizike, por e mendimit.

Saimir Tahiri: Më keni trembur sa herë pyesni a do të bëhesh kurban. Ka patur në politikë njerëz që janë kurban se s’janë të lirë të mendojnë. Ata janë kurbani jo unë. Kam njohur burra që kanë bërë burg dhe kanë qenë të lirë. Se s’ka të bëjë sesa i lirë je, kur s’je i lirë në mendje. Nga një katalog njerëzish, ata janë kurbani. Unë jo. Ju lutem shuajeni kuriozitetin tuaj për të ardhmen time në politikë. S’është kjo çështja. S’më duhet kjo.

Për gati 60 minuta, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë sot në një konferencë me gazetarët ku është shprehur se do të apelojë vendimin e Gjykatës për Krimet e Rënda, që e dënoi me 3.4 vite shërbim prove për ‘Shpërdorim detyre’. Tahiri foli edhe për qëndrimin e SHBA, që e quajti një presion mbi gjykatën.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denimi i saimir tahirit saimir tahiri denimi i saimir tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll