Politike

Mesazhi i SHBA, përgjigjet Tahiri: Dekurajuese edhe për mua, s’komentohen vendimet e gjykatave (VD)

21 Shtator 2019, 10:06 Nga DOSJA
Mesazhi i SHBA, përgjigjet Tahiri: Dekurajuese edhe për mua,

TIRANE- Saimir Tahiri i ka cilësuar deklaratat e ambasadës amerikane, si dekurajuese. Pas reagimit  të fortë dje nga SHBA, ku vihej në dukje përtej progresit të gjyqësorit, se dënimi në varësi me akuzat e rënda, ishte shumë pak, Tahiri tha se nuk ka ndodhur kurrë komentimi i vendimit të gjykatave, dhe se ky është një presion i hapur mbi to.

Saimir Tahiri: Deklaratat e ambasadave dekurajuese edhe për mua. E theksoj, në kulturën time nuk flitet për vendim gjykate që nuk është zbardhur akoma. Nuk është në kulturën time të flas për vendimin e gjykatave, e nuk e besoj ndodh dhe në Amerikë që një ambasadë flet për vendimin e gjykatave, e nuk e besoj që të ekzistojë një presion mbi gjykatat më i madh se ky.

Për gati 60 minuta, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë sot në një konferencë me gazetarët ku është shprehur se do të apelojë vendimin e Gjykatës për Krimet e Rënda, që e dënoi me 3.4 vite shërbim prove për ‘Shpërdorim detyre’. Tahiri foli edhe për qëndrimin e SHBA, që e quajti një presion mbi gjykatën.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denimi i saimir tahirit qendrimi i shba saimir tahiri denimi i saimir tahirit qendrimi i shba saimir tahiri

Sondazh

Poll