Politike

Tahiri i prerë: Do apeloj me urgjencë vendimin e Krimeve të Rënda (Video)

21 Shtator 2019, 09:54 Nga DOSJA
Tahiri i prerë: Do apeloj me urgjencë vendimin e Krimeve të

TIRANE– Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një konferencë për mediet se do të apelojë me urgjencë vendimin e Krimeve në Rënda. Tahiri tha se do t’i përgjigjet me përulësi çdo akuze që është ngritur ndaj tij.

Saimir Tahiri: Ka pasur Shqipëria ministra të Brendshëm të tjerë tjera, kryeministra, një ministër i Brendshëm, ku u vranë 4 qytetarë në bulevard, nuk u akuzua për shpërdorim detyre. Por as kryeministri nuk u akuza për shpërdorim detyrë për Lazaratin, që u mbush me drogë. As ministri i Mbrojtjes nuk u akuza për shpërdorim detyre për 25 të vrarët në Gërdec. Shesin mend dhe dëngla dhe më bëjnë mua gjyqin në emër të popullit. Unë jam shumë lart në lidhje me ta. Unë do t’i shkoj në fund të drejtës sime. Mua më takon  të marr vendimin dhe do ta apeloj urgjentisht dhe di t’i përgjigjem me ultërsi për çdo akuzë që më është ngritur. Kam shumë qytetarë që mua më besojnë dhe i falënderoj. 

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha sot se do të apelojë me urgjencë vendimin e gjykatës për Krimet e Rënda, sapo të zbardhet. Ai tha se mezi pret të shikojë cili është ligji që ka shkelur. Tahiri foli edhe për rikthimin në politikë, komunikimin me ish-kolegët, dallimin nga politikanët e tjerë të akuzuar, por edhe për kërcënimet që opozita tha se i ka bërë mazhorancës. Nuk la pa komentuar edhe deklaratën e SHBA-së.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denimi i saimir tahirit vendimi për saimir tahirin denimi i saimir tahirit vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll