Politike

“Tirana pa ujë, po vdesim”, habit Eno Bozdo: Tani po e dëgjoj, s’kam asnjë të dhënë

21 Shtator 2019, 10:30 Nga DOSJA
“Tirana pa ujë, po vdesim”, habit Eno Bozdo: Tani po e

Tiranë- Mungesa e ujit të pijshëm është një problem shumë serioz në qytetin e Tiranës, i cili po vijon prej ditësh. Qytetarët shfaqen të revoltuar nga mungesa e ujit dhe shpërthejnë kundër bashkisë, pasi situata në banesat e tyre është e rënduar.

Në lidhje me këtë shqetësim, qytetarët i kanë bërë edhe një pyetje Eno Bodos, anëtarit të kryesisë të PD-së, i cili ka deklaruar se nuk është në dijeni të kësaj situate.

“Nuk kam asnjë të dhënë për këtë, tani po dëgjo”, është përgjigjur ai pasi është pyetur për këtë çështje. Kjo është përgjigja e cila qarkullon në rrjet.

Prej dy ditësh Tirana është pa ujë. UKT njoftoi se ka probleme në linjën e Bovillës të cilat do të rregullohen shumë shpejt. Për këtë rast Veliaj u shpreh se arsyeja e mungesës së ujit ishte dëmtimi i tubacionit në Zall-Herr, i cili sipas tij u rregullua brenda ditës.

Dosja.al muajt e fundit ka ngritur shqetësimin e banorëve të Tiranës të cilët furnizohen me ujë vetëm 30 minuta në ditë. Po ashtu disa lagje të Tiranës, si Astiri apo dhe Yzberishti kanë pasur mungesë totale të furnizimit me ujë. Denoncime të shumta janë bërë dhe në rrjetet sociale, por sërish masat e marra janë të pakta dhe problemi vijon të jetë prezent.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike eno bozdo tirana pa uje eno bozdo tirana pa uje

Sondazh

Poll