Politike

Tahiri: Burrat dallohen nga armiqtë që kanë, përditë më shtohen shushunjat

21 Shtator 2019, 09:45 Nga DOSJA
Tahiri: Burrat dallohen nga armiqtë që kanë, përditë

TIRANE- Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një konferencë për mediet ka deklaruar se burrat dallohen nga armiqtë që kanë. Teksa foli për vendimin ndaj tij të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ai u shpreh se ndaj tij çdo ditë shtohen servilët dhe shushunjat.

Saimir Tahiri: Numri i servilëve dhe shushunjave vetëm shtohet. Edhe ata që nuk mun ndanë nga fyti që ditën e parë. Burrat dallohen nga armiqtë që kanë. Unë këtë rrugë zgjodha që kur isha ministër, unë me këtë rrugë do të edukoj edhe për fëmijët e mi. Më akuzuan për akuza monstruoze, më akuzën se fitojë 5 milionë euro në muaj, me akuzuan se isha pjesë e grupit të strukturual kriminal.  Por Italia më hetoi dhe tha se Tahiri nuk ka lidhje më këto akuza. Pas gjykatës italiane dhe ajo shqiptare nxori që unë nuk kam lidhje më grup te strukturuar kriminal. Nuk kam pasur asnjë kontakt, asnjë telefonatë, asnjë kontakt me këdo që është akuzuar në këto dy vite bashkë më mua. Tani më takon që ti bëj publike padrejtësitë e mia. Gënjeshtrat një ditë bien. Sigurisht ishte një gjysmë lajm i mirë, gënjeshtrat morën një përgjigje.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha sot se do të apelojë me urgjencë vendimin e gjykatës për Krimet e Rënda, sapo të zbardhet. Ai tha se mezi pret të shikojë cili është ligji që ka shkelur. Tahiri foli edhe për rikthimin në politikë, komunikimin me ish-kolegët, dallimin nga politikanët e tjerë të akuzuar, por edhe për kërcënimet që opozita tha se i ka bërë mazhorancës. Nuk la pa komentuar edhe deklaratën e SHBA-së.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denimi i saimir tahirit saimir tahiri vendimi ndaj saimir tahirit denimi i saimir tahirit saimir tahiri vendimi ndaj saimir tahirit

Sondazh

Poll