Politike

“A keni qarë në seancë?” Përgjigjet Tahiri: Është fisnike kur qajnë edhe burrat (VD)

21 Shtator 2019, 10:03 Nga DOSJA
“A keni qarë në seancë?” Përgjigjet Tahiri:

TIRANE- Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar në konferencën për mediet se është fisnikëri kur qajnë edhe burrat. Ai ka theksuar se është kthyer tashmë në meme historia qau apo nuk qau Tahiri në seancën e Krimeve të Rënda.

Gazetari: A keni qarë në seancë? 

Saimir Tahiri: E keni kthyer në meme këtë historinë, që qau këtu Tahiri apo qau atje. Unë besoj që është edhe fisnike kur qajnë edhe burrat  por nuk kam qarë. Për vendimin e gjykatës, Sigurisht do të kem komentet e mia kur të marr vendimin e zbardhur. As nuk komentohen vendimet e gjykatave. Duhet ta lexosh vendimin pastaj ta komentosh.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha sot se do të apelojë me urgjencë vendimin e gjykatës për Krimet e Rënda, sapo të zbardhet. Ai tha se mezi pret të shikojë cili është ligji që ka shkelur. Tahiri foli edhe për rikthimin në politikë, komunikimin me ish-kolegët, dallimin nga politikanët e tjerë të akuzuar, por edhe për kërcënimet që opozita tha se i ka bërë mazhorancës. Nuk la pa komentuar edhe deklaratën e SHBA-së, të cilën e quajti një presion mbi gjykatën.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denimi i saimir tahirit saimir tahiri vendimi për saimir tahirin denimi i saimir tahirit saimir tahiri vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll