Politike

“S’kam kërcënuar asnjë”, Tahiri iu përgjigjet akuzave të PD: Mos më fyeni, e kanë bërë vërtetë kaq baltë? (VD)

21 Shtator 2019, 09:59 Nga DOSJA
“S’kam kërcënuar asnjë”, Tahiri iu

Me tone të ashpra, iu përgjigj opozitës dhe akuzave se ka kërcënuar dhe ka në dorë politikën shqiptare. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se nuk e ka përdorur postin për të kërcënuar askënd, dhe se opozita duhet të provojë akuzat ndaj tij për presione.

Esiona Konomi: Opozita ju akuzoi se ju keni bërë presion?

Saimir Tahiri: Më pyesni mua që të vërtetoj akuzat e atyre. Është fyese që keni kohë e bëni, sikur unë kërcënokam njerëz me material. Unë në 4 vite kam bërë detyrën dhe s’hyj tek ata njerëz që mbajnë letër në xhep. Është fyese që mendoni mua se unë kam kërcënuar për të vërtetën time. Duket sikur ju mendoni se ata kanë bërë aq baltë sa të kërcënohen nga unë? E kanë bërë vërtetë kaq baltë? Kërkoni që t’i verifikojnë opozita. E dini mirë ju shantazhin që iu kanë bërë gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kësaj rruge i shkoj veç me drejtësinë time.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha sot se do të apelojë me urgjencë vendimin e gjykatës për Krimet e Rënda, sapo të zbardhet. Ai tha se mezi pret të shikojë cili është ligji që ka shkelur. Tahiri foli edhe për rikthimin në politikë, komunikimin me ish-kolegët, dallimin nga politikanët e tjerë të akuzuar, por edhe për kërcënimet që opozita tha se i ka bërë mazhorancës. Nuk la pa komentuar edhe deklaratën e SHBA-së, të cilën e quajti një presion mbi gjykatën.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denimi i saimir tahirit saimir tahiri denimi i saimir tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll