Politike

Lidhja e ngushtë Xhafaj-McGonigal/ Zbulohet emaili tjetër, ish-agjenti i FBI: Charlie, mezi pres të të takoj miku im!

Hakerat iranianë kanë zbuluar edhe komunikimet edhe me ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

28 Shkurt 2023, 21:14 Nga k.m.
Lidhja e ngushtë Xhafaj-McGonigal/ Zbulohet emaili tjetër, ish-agjenti
Charles McGonigal, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama

TIRANË- Duket se në aferën e kryeministrit Edi Rama dhe ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal janë të implikuar edhe të tjerë socialistë të lartë. Por përveç Taulant Ballës dhe Damian Gjiknurit, hakerat iranianë kanë zbuluar edhe komunikimet edhe me ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë, sot SYRI sjell edhe përgjigjen e Charles McGonigal, i cili thotë se mezi pret që të takohet me Xhafajn. Emailet janë shkëmbyer në prag të vitit 2020, çka tregon se lidhja e tyre ka qenë e konsoliduar.

"Faleminderit për urimet tuaja! Ju uroj ju dhe familjen tuaj më të mirat për një sezon pushimesh të qetë dhe të begatë. Gjithë të mirat dhe mezi pres t’ju takoj së shpejti. Më të mirat, Charlie,”-thuhet në email. 

Lidhja e ngushtë Xhafaj-McGonigal/ Zbulohet emaili tjetër, ish-agjenti

Ndërsa më 2 mars është vendosur mbajtja e seancës plenare për takimet e kreut të qeverisë Edi Rama me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Seanca do të jetë pa limit kohor dhe çdo deputet do të flasë 10 minuta. Kjo kërkesë e Opozitës u miratua pas një sërë seancash plenare të zhvilluara mes rrëmujës e kaosit. Deputetët kërkonin praninë e Ramës, ndërsa maxhoranca ijonte punimet. Debatet sollën dhe përjashtimin e shumë deputetëve të PD-së. 

Ç’ka ndodhur me dosjen e Charles McGonigal?

Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

charles mcgonigal fatmir xhafaj edi rama

Sondazh

Poll