Vendimi i Qeverisë për ndërtesat mbi 50-vjeçare, Berisha: Rama synon të prishë mbi 96 mijë banesa në Tiranë
Në një takim me demokratët e degëve 6, 13 dhe 16 të kryeqytetit, Berisha tha se qeveria ka për synim ta vendosë Tiranën në dispozicion të klaneve të drogës dhe oligarkëve.
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi ditën e sotme kryeministrin Edi Rama se me vendimin e fundit të Qeverisë për rivlerësimin e ndërtesave mbi 50-vjeçare, po synon që të prishë mbi 96 mijë banesa në kryeqytet. Në një takim me demokratët e degëve 6, 13 dhe 16 të kryeqytetit, Berisha tha se qeveria ka për synim ta vendosë Tiranën në dispozicion të klaneve të drogës dhe oligarkëve.
'Është mirënjohje për ju, për pritjen kaq të ngrohtë, për punën e shkëlqyer. Për vazhdimin e këtij misioni, këtij revolucioni që është etik për fatet tona, për fatet e shqiptarëve dhe Shqipërinë. Sot ne jemi përpara një regjimi, i cili ka humbur çdo legjitimitet të ekzistojë më tutje. Jemi para një regjimi, për të cilin nuk ka më interesa qytetare por vetëm për pasurimin e tij dhe të klaneve. Vetëm dje, Rama dhe qeveria e tij, miratoi një vendim me të cilin ka qëllim të prishë 96 mijë banesa në Tiranë.
Ka qëllim të vendosë qytetin, troje dhe banesa në dispozicion të klaneve të drogës, të oligarkëve të tij. Pasi shfrytëzoi fatkeqësinë natyrore të tërmetit, tërësisht të pasurimjit të klikës së tij, tani nuk i durohet më. Nuk pret më. Tani autorizoi veten për të prishur çdo pallat dhe banesë të cilën ai e konsideron fitimprurëse, ndërtimin në ato troje. Fitimprurëse për veten dhe suitën e tij. Edi Rama dhe kjo qeveri, duhet të largohen sa më parë. Ata kontrollojnë sot të gjitha pushtetet. Ka shndërruar drejtësinë në një degë të PS-së.'- u shpreh Berisha.
Sipas një vendimi të Qeverisë, të gjithë objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik. Kjo do konsistojë në kryerjen e ekspertizës së thelluar për të vlerësuar gjendjen teknike aktuale dhe kapacitetin mbajtës të objekteve. Në rast se vlerësohet se objekti nuk përmbush kushtet teknike, i hapet rruga riparimit ose prishjes”.
Sipas projektvendimit të qeverisë subjektet që do të bëjnë auditimin teknik të objekteve do përzgjidhen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe jo nga vetë pronarët e objekteve. Ndërkohë që, auditimi teknik do i vihet në dispozicion Institutit të Ndërtimit për kryerjen e oponencës.
Sondazh
'Nuk kam asnjë titull akademik'/ Universiteti në Pescara i jep Ramës titullin e nderit “Urdhri i Minervës”, kryeministri: Jam në siklet
Edi Rama ITALI-Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Pescara të Italisë bashkë me rektorin e Mjekësis...
Raporti për amnistinë fiskale, Tabaku: Shqipëria vazhdon të mbetet në listën gri, Kamboxhia e Maroku dolën nga monitorimi
TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka cilësuar ligjin e amnistisë fiskale një shqetësim për burimin e parave. Me anë...
Çështja McGonigal, Escobar: Nuk janë dëmtuar aspak marrëdhëniet Shqipëri-SHBA
Gabriel Escobar SHBA- Emisari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka komentuar çështje...
Zbulimi i 'Dosja' për ekspozitën e Ramës në Hong Kong, PD në deklaratë, Garo: Çfarë u premtoi kinezëve në Shqipëri?
Floriana Garo TIRANE- 3 ditë pasi 'Dosja.al' zbuloi ekskluzivisht se një ekspozitë personale e kryeministrit Edi Rama u hap në Hong Kon...
Lokalet 2023/ Celibashi apel bashkive që nuk dërgojnë informacion për njoftimin e zgjedhësve
Ilirjan Celibashi TIRANE- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ngre shqetësimin e mospërmbushjes së detyrimit për...
Dosja e McGonigal/ Prokurori i Përgjithshëm jep nesër llogari para Senatit, Bussines Insider: Do të jetë ditë e gjatë, diskutohen lidhjet e ish-agjentit me rusët
Charles McGonigal SHBA- Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland do të paraqitet para Komisionit Gjyqësor të Senatit për nj&e...
Raportimet e veprimtarive publike, KAS vendos sanksione administrative
KAS TIRANE- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u mblodh ditën e sotme për të diskutuar n&e...
Deputetja Dhurata Çupi dorëzon Amendamentin për ta shpallur burgun e Burrelit, Muze Kombëtar
Dhurata Cupi TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka dorëzuar një amendament në Komisionin për ç&eu...
"Shpopullimi, plagë e madhe", Meta bën thirrje: Mision kombëtar t'i japim fund kësaj drame
Ilir Meta, kryetar i PL TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zotohet se është i vendosur që ti jepet fund dram&eum...
"Festa të bukura"/ Zbulohet e-maili që Fatmir Xhafaj i dërgoi McGonigal, a u përfshi ish-agjenti i FBI-së tek Reforma në Drejtësi?
Fatmir Xhafaj TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj rezulton se është gjithashtu i përfshirë në çës...
