Politike

'Butrinti'/ Zhupa kërkon ndryshimin e ligjit: Konventa nuk lejon që fondacionet private të marrin nën administrim pasurinë kulturore

Deputetja Ina Zhupa shprehet se konventat ndërkombëtare e ndalojnë ndryshimin e formës së administrimit por pranohet bashkëpunimi me fondacione.

28 Shkurt 2023, 19:43 Nga A.B
'Butrinti'/ Zhupa kërkon ndryshimin e ligjit: Konventa nuk lejon
Ina Zhupa

TIRANË- Opozita kërkon ndryshimin e ligjit për dhënien e Butrintit në menaxhim të një fondacioni privat. Deputetja Ina Zhupa deklaroi ditën e sotme në komisionin e Ligjeve se konventat ndërkombëtare e ndalojnë ndryshimin e formës së administrimit por pranohet bashkëpunimi me fondacione.

"Fondacionet mbulohen vetëm në nenin 17 të konventës i cili thotë se është për të thirrur donacione dhe për të dhënë donacione. Siç e shpjeguam, asnjëherë konventa nuk jep mundësinë që këto fondacione private të marrin nën administrim pasurinë kulturore," tha ajo.

Çështja e Butrintit tashmë është ankimuar në gjykatën kushtetuese prej deputetëve të Partisë Demokratike.

ina zhupa

Sondazh

Poll