Politike

Berisha takim me ish-anëtarin e Bordit Këshillues të Trump dhe miq nga SHBA: Diskutuam për skandalin Rama-McGonigal

Por shtoi se ka diskutuar edhe mbi zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe atë që ai e quan mega-skandali i çështjes së ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal.

28 Shkurt 2023, 20:27 Nga k.m.
Berisha takim me ish-anëtarin e Bordit Këshillues të Trump dhe
Pamje nga takimi

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me disa miq të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin për takimin e ka bë me dije vetë kryedemokrati Berisha, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku thotë se i ka treguar atyre lidhur me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama. Por shtoi se ka diskutuar edhe mbi zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe atë që ai e quan mega-skandali i çështjes së ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal.

"Mes sfidave me të cilat jemi përballur si komb, miqve nga SHBA u përshkrova dimensionin e tmerrshëm të ndërrimit të vlerave që regjimi monist i Edi Ramës u ka imponuar shqiptarëve, ku e keqja dhe kriminalja shihen tanimë si virtyt e vlerë për t’u promovuar, ndërkohë që demokracia, vota e lirë dhe sovraniteti kombëtar si një e keqe që duhen luftuar me çdo kusht. Shkëmbyem gjithashtu mbi zhvillimet më të fundit në Kosovë, influencën malinje të rrjetit Soros në Shqipëri si dhe për mega-skandalin Rama/McGonigal,"-shkruan Berisha ndër të tjera. 

POSTIMI I PLOTË:

sali berisha

Sondazh

Poll