Politike

Çështja McGonigal, Escobar: Nuk janë dëmtuar aspak marrëdhëniet Shqipëri-SHBA

Gabriel Escobar ka deklaruar se nuk janë dëmtuar aspak marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

28 Shkurt 2023, 16:34 Nga A.B
Çështja McGonigal, Escobar: Nuk janë dëmtuar aspak
Gabriel Escobar

SHBA- Emisari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka komentuar çështjen 'McGonigal'. Deklarata është dhënë gjatë një bashkëbisedimi virtual me gazetarë, Escobar ka deklaruar se nuk janë dëmtuar aspak marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Departamenti i Shtetit nuk është pjesë e këtij hetimi. Në lidhje me pyetjen për akuzat për agjentin McGonigal më duhet tu referoj të pyesni FBI-n. Do të them se nga perspektiva e DASH dhe qeverisë amerikane Shqipëria është një aleate solide e NATOS, një partner i mirë bilateral. Ka qenë një ndihmëse e madhe për ne në Këshillin e Sigurimit. Nuk ka asnjë ndikim në marrëdhëniet tona bilaterale mes SHBA dhe Shqipërisë,”- tha Escobar.

Ç’ka ndodhur me dosjen e Charles McGonigal?

Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

gabriel escobar

Sondazh

Poll