Zbulimi i 'Dosja' për ekspozitën e Ramës në Hong Kong, PD në deklaratë, Garo: Çfarë u premtoi kinezëve në Shqipëri?
Garo tha se pagesën e ekspozitës në Hong Kong e ka bërë çdo shqiptar me taksat e tij.
TIRANE- 3 ditë pasi 'Dosja.al' zbuloi ekskluzivisht se një ekspozitë personale e kryeministrit Edi Rama u hap në Hong Kong me sponsorizim të konglomeratit kinez, CEFC ku punonte Dorian Duçka, i identifikuar në aktakuzën e FBI si "personi B" që punon këshilltar i kryeministrit, Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë për mediat. Zëdhënësja e PD, Floriana Garo vuri theksin përtej shkeljes etike dhe përdorimit të postit për aktivitetet personale, tek arsyeja pse kinezët e CEFC, sponsorizuan këtë ekspozitë. Garo tha se pagesën e ekspozitës në Hong Kong e ka bërë çdo shqiptar me taksat e tij.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA FLORIANA GARO
Konglomerati kinez CEFC ku punonte Dorian Duçka, këshilltari i Ramës i identifikuar në dosjen hetimore McGonigal si ‘Personi B’, ka sponsorizuar në 2015-ën një ekspozitë të kryeministrit të Shqipërisë.
Përveç shkeljes etike, të përdorimit të postit zyrtar për aktivitete dhe hobby personale, publikut në Shqipëri i lind e drejta të dijë se, pse kinezëve të konglomeratit gjigand u ka lindur në zemër të sponsorizojnë ekspozitën e kryeminsitrit të një vendi si Shqipëria? A ka ta bëjë kjo me faktin se zhgarravinat e Edi Ramës u pëlqyen drejtuesve të kompanisë korruptive, që sot e ka të dënuar në Kinë presidentin për korrupsion? Apo se Edi Rama, nëpërmjet këshilltarit të tij Duçka, “Personi B” në dosjen e FBI, u ka premtuar lëshime ekonomike në Shqipëri?
Këto janë pyetje që nuk kanë marrë përgjigje, dhe as do të marrin ndonjëherë, sepse Rama u fshihet përgjegjësive dhe llogaridhënies, siç ka bërë prej më shumë se një muaji me “dosjen McGonigal” ku ai figuron personazh kryesor.
Ajo që Rama nuk tregon dhe fsheh është lehtësisht e verifikueshme nga faktet. Fakt është se largësia e Shqipërisë nga Hong Kong-u është 8,711 km dhe çarteri vajtje-ardhje kushton rreth 300 mijë euro.
Fakt tjetër është se Academia Jao Tsung-I, si organizatë jofitimprurëse funksionon në bazë të donacioneve dhe të tarifave që merr për hapje ekspozitash, apo aktivitete të tjera, nga promovimet deri te dasmat. Në këtë rast, sa është donacioni apo tarifa që Dorian Duçka ka paguar në Akademinë e Hong Kongut për ekspozitën e mikut të tij, Edi?
Cilatdo dhe sado qofshin këto shpenzime, një gjë është e sigurt: ato dalin nga xhepi i qytetarëve shqiptarë. Mund t’i ketë paguar Duçka, por ato janë para që Rama ja jep këshilltarit të tij në rrugë të tjera, nëpërmjet lobimeve, tenderave, lëshimeve dhe korrupsionit me rusë, kinezë apo amerikanë të tipit McGonigal.
Kështu që fshini pyetjet që u bënë më lart, se kush e ka paguar ekspozitën e Edi Ramës në Hong Kong? E keni paguar ju, e kemi paguar ne të gjithë me taksta tona të vjedhura dhe të shpërdoruara. Dhe do të paguani prapë për ekspozita, salltanete e darka, te Nusreti apo te restoranti Saint George, ku hera kushton 10 mijë dollarë. Do ta paguajnë të gjithë, nëse nuk bëhemi bashkë me 3 mars, jo për PD, as për ndonjë parti tjetër apo kundër PS, por për të larguar hienat e korrupsionit dhe arkitektët e shpopullimit të Shqipërisë./Dosja.al
Sondazh
Lokalet 2023/ Celibashi apel bashkive që nuk dërgojnë informacion për njoftimin e zgjedhësve
Ilirjan Celibashi TIRANE- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ngre shqetësimin e mospërmbushjes së detyrimit për...
Dosja e McGonigal/ Prokurori i Përgjithshëm jep nesër llogari para Senatit, Bussines Insider: Do të jetë ditë e gjatë, diskutohen lidhjet e ish-agjentit me rusët
Charles McGonigal SHBA- Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland do të paraqitet para Komisionit Gjyqësor të Senatit për nj&e...
Raportimet e veprimtarive publike, KAS vendos sanksione administrative
KAS TIRANE- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u mblodh ditën e sotme për të diskutuar n&e...
Deputetja Dhurata Çupi dorëzon Amendamentin për ta shpallur burgun e Burrelit, Muze Kombëtar
Dhurata Cupi TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka dorëzuar një amendament në Komisionin për ç&eu...
"Shpopullimi, plagë e madhe", Meta bën thirrje: Mision kombëtar t'i japim fund kësaj drame
Ilir Meta, kryetar i PL TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zotohet se është i vendosur që ti jepet fund dram&eum...
"Festa të bukura"/ Zbulohet e-maili që Fatmir Xhafaj i dërgoi McGonigal, a u përfshi ish-agjenti i FBI-së tek Reforma në Drejtësi?
Fatmir Xhafaj TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj rezulton se është gjithashtu i përfshirë në çës...
Serbia e Kosova pranuan planin evropian, Rama: Moment historik! Kurti doli nga ‘kurthi i së djeshmes’, mos e akuzoni për tradhëti
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka komentuar si moment historik pranimin e planit franko-gjerman nga Kosova dhe Serbia, pas takimit që z...
Rama publikon video-projektin e urës mbi Bunë: Shkurton distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m
Buna TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë ditë me publikimin e video-projektit të urës që pritet të nd&eum...
Partia e Lirisë ngre Komisionin e Vlerësimit të Kandidaturave për anëtarë të Këshillave Bashkiakë
Foto ilustruese TIRANË- Është ngritur sot, Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave për anëtarë të Këshill...
14 maji, Arlind Qori shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: Do të futemi në zgjedhje me çdo kusht!
Arlind Qori TIRANË- Arlind Qori ka shpallur kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Ai ka deklaruar n&eum...
