Politike

Raporti për amnistinë fiskale, Tabaku: Shqipëria vazhdon të mbetet në listën gri, Kamboxhia e Maroku dolën nga monitorimi

Tabaku shprehet se raporti i Task Forcës për Aksionin Financiar i publikuar javën e shkuar thekson se qeveria duhet ta rishikojë ose të tërhiqet nga ky projektligj.

28 Shkurt 2023, 18:08 Nga I.A

Raporti për amnistinë fiskale, Tabaku: Shqipëria vazhdon të

TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka cilësuar ligjin e amnistisë fiskale një shqetësim për burimin e parave. Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku shprehet se raporti i Task Forcës për Aksionin Financiar i publikuar javën e kaluar thekson se qeveria duhet ta rishikojë ose të tërhiqet nga ky projektligj.

Postimi i Tabakut:

Amnistia fiskale mban Shqipērinē nē listēn gri tē Pastrimit tē Parave. Fundin e javēs qē shkoi u publikua pa shumē zhurmē raporti i Task Forcēs pēr Aksionin Financiar (FATF) e cila deklaroi se Shqipēria do tē vazhdonte tē ishte nē monitorim tē shtuar dhe do tē vazhdojē tē mbetet nē listēn gri tē pastrimit tē parave si rezultat i planeve tē qeverisē pēr Ligjin e Amnistisē Fiskale. Ligji amnistisē fiskale ēshtē shqetēsim pēr burimin e parave; pēr legalizimin e fondeve kriminale dhe atyre tē padkleruara e tē vendosura nē mēnyrē korruptive dhe pēr iēte arsye thotē raporti duhet tē rishikohet ose qeveria tē tērhiqet. E njējta deklaratē ēshtē bērē pak kohē mē parē dhe nga KomisioninEuropjan e nga raporti i progresit tē BE! Ambistia fiskale po kthehet nē pengesē pēr Shqipērinē pēr te avancuar nē procesin e integrimit! Lajmi i raportit tē fundit ishte qē Kamboxhia dhe Maroku dalin nga monitorimi! Shqiperia jo

jorida tabaku

Sondazh

Poll