Politike

'Nuk kam asnjë titull akademik'/ Universiteti në Pescara i jep Ramës titullin e nderit “Urdhri i Minervës”, kryeministri: Jam në siklet

Rama deklaroi për mediat italiane në aeroportin “Abruzzo” se ky titull i takon Shqipërisë dhe se qeveria po përpiqet vazhdimisht për të integruar universitetet shqiptare me programet europiane.

28 Shkurt 2023, 18:48 Nga A.B
'Nuk kam asnjë titull akademik'/ Universiteti në Pescara i
Edi Rama

ITALI-Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Pescara të Italisë bashkë me rektorin e Mjekësisë Arben Gjata për të marrë pjesë në ceremoninë e vitit akademik me ftesë të Universitetit  “Gabriele D’Annunzio”. Rama mori titullin e nderit “Urdhri i Minervës” për bashkëpunimin e veçantë të universiteteve shqiptare me ato italiane. Ai u shpreh për mediat italiane në aeroportin “Abruzzo” se ky titull i takon Shqipërisë dhe se qeveria po përpiqet vazhdimisht për të integruar universitetet shqiptare me programet europiane.

'Do përpiqem të them kur të kem rastin të flas nësallën e ceremonisë por mund të them se kur mora këtë mesazh dhe ftesë, mendova se ishte për të marrë pjesë në ceremoninë e vitit akademik. Kur kuptova se ishte më shumë se aq, le të themi i zgjedhur nga ky universitet me reputacion të madh për të qënë krah për krah me personalitete të rëndësishme që kishin marrë më parë këtë titull nderi, u ndjeva pak në siklet. Sepse unë e them gjithmonë, jam i vetmi në Qeverinë time që nuk kam një titull akademik, të gjithë e kanë. 'Urdhëri i Minervës' është ndër titujt më të lartë të botës akademike. Më pas bëra një reflektim dhe e kuptova se për çfarë bëhet fjalë, por në fund është e qartë se unë marr diçka që i përket Shqipërisë, popullit shqiptar dhe të gjithë atyre që na kanë bërë ne kur bëhet fjalë për mikëpritje dhe përmbushje të detyrimeve. Ndaj Italisë kemi një detyrim, i cili nuk mjafton një jetë për ta nderuar."

 'Nuk kam asnjë titull akademik'/ Universiteti në Pescara i

Rama nënvizoi sot përpjekjet për të integruar programet e universiteteve shqiptare me ato evropiane.

Është një bashkëpunim që është intensifikuar kohët e fundit, sepse ne po përpiqemi që të mund të integrojmë universitetet tona sa më shumë në Shqipëri, programet tona me universitetet dhe programet evropiane dhe italiane kryesisht, sepse Italia është e veçantë për ne dhe vjen natyrshëm”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë theksoi se Shqipëria synon nxitjen e bashkëpunimit me universitetet italiane.

Ministrja e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë, janë këtu pikërisht për këtë. Jo vetëm për të marrë pjesë në këtë ceremoni, por edhe për të vazhduar të nxisin drejtimin që kemi identifikuar, për më shumë sesa bashkëpunim është le të themi “kontaminim” me universitetet italiane dhe universiteti i këtushëm është një nga ekselencat”, shtoi Rama.

'Nuk kam asnjë titull akademik'/ Universiteti në Pescara i

Rama tha se Italia është ajo që imagjinon për të ardhmen e Shqipërisë.

Për mua Italia është gjithmonë një rikthim në të ardhmen, sepse Italia është ajo që unë imagjinoj për të ardhmen e Shqipërisë, jo ajo e Gjermanisë apo ajo e Francës, edhe pse janë shumë të bukura, të mëdha, por unë preferoj gjenialitetin dhe shkujdesjen italiane. Gjithashtu, sepse ne nuk mund të bëjmë si gjermanët edhe nëse duam”, shtoi Rama.

edi rama

Sondazh

Poll