Bota

Zbardhet DOKUMENTI/ Këto janë pikat e para të marrëveshjes që pritet të zbatohen më 18 Mars në RMV

Të gjitha nenet tjera theksohet se do të hyjnë në fuqi me nënshkrimin e marrëveshjes.

28 Shkurt 2023, 13:23 Nga a.l
Zbardhet DOKUMENTI/ Këto janë pikat e para të marrëveshjes
Takimi në Bruksel

KOSOVË- Dy janë pika e para të marrëveshjes me 11 nene të propozuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve Kosovë-Serbi, që pritet të zbatohen më datë 18 Mars në takimin e radhës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas dokumentit të planit, Asosacioni dhe Kisha Ortodokse Serbe janë pikat e para që pritet të nënshkruhen. Dokumenti në fjalë është siguruar nga mediumi Reporteri. al. Bëhet fjalë për detyrimet e palëve që rrjedhin nga nenet 1,4,7,8,9 dhe pika 10 që flet për  zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara të dialogut, të cilat siç theksohet aty mbeten të vlefshme dhe detyruese për palët.

Po ashtu  ndër detyrimet e para që do të nisin së zbatuari, siç theksohet janë ato që dalin nga neni 7, që ndër të tjera ka të bëjë me statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Ky nen kërkon që palët të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë mbrojtje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe. Të gjitha nenet tjera theksohet se do të hyjnë në fuqi me nënshkrimin e marrëveshjes.

Në udhërrëyes parashihet që jo më vonë se 15 ditë pasi palët të nënshkruajnë marrëveshjen bazë, ekipi menaxhues duhet të paraqesë draftin  e parë të statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

3.Jo më vonë se 15 ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes themelore, Ekipi Menaxhues do të mblidhet për të paraqitur draftin e parë të Statutit për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, pas së cilës Palët do të fillojnë menjëherë negociatat për Statutin nën lehtësimin e BE-së”, thuhet në dokument

Zbardhet DOKUMENTI/ Këto janë pikat e para të marrëveshjes
Dokumenti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u pajtuan të hënën me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk pati nënshkrim dokumenti. Arsyeja ishte, sepse palët kishin mospajtime për zbatimin e tij. Megjithatë, sipas shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të dy udhëheqësit treguan sjellje të përgjegjshme dhe gatishmëri për të gjetur zgjidhje. Takimi i radhës do të mbahet më datë 18 Mars në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll