28 Shkurt 2023, 11:22
Nga F.M
Fatmir Xhafaj
TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj rezulton se është gjithashtu i përfshirë në çështjen e Charles McGonigal, ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, i cili është vënë nën akuzë për korrupsion.
Kjo është zbuluar nga një email që është publikuar mbrëmjen e kaluar nga hakerat iranianë të grupit “Homeland Justice”.
Në bllokun e emaileve të parlamentit është hakeruar edhe ai i Fatmir Xhafajt dhe në rubrikën ‘Sent’ (të dërguar) shihet dhe një e-mail që i drejtohet Charles McGonigal, në adresën private të ish-shefit të kundëzbulimit të FBI-së.
Sipas Syrit, me fjalë të ngrohta ish-kreu i komisionit të Reformës në Drejtësi i uron atij festa të bukura të fundvitit.
Sigurisht që emaili nuk ka ndonjë gjë të veçantë aty, por fakti që Xhafaj i ka dërguar McGonigalit një email urimi, tregon se ai ka pasur njohje me ish-zyrtarin e FBI-së. Xhafaj është deputeti që Rama i ka besuar Reformën në Drejtësi, por a ka lidhje McGonigal me këtë të fundit?
Emaili
Më 2 mars është vendosur mbajtja e seancës plenare për takimet e kreut të qeverisë Edi Rama me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Seanca do të jetë pa limit kohor dhe çdo deputet do të flasë 10 minuta. Kjo kërkesë e Opozitës u miratua pas një sërë seancash plenare të zhvilluara mes rrëmujës e kaosit. Deputetët kërkonin praninë e Ramës, ndërsa maxhoranca ijonte punimet. Debatet sollën dhe përjashtimin e shumë deputetëve të PD-së.
Ç’ka ndodhur me dosjen e Charles McGonigal?
Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al
fatmir xhafaj charles mcgonigal edi rama
Politike
28 Shkurt 2023, 10:15
f.m;f.g
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka komentuar si moment historik pranimin e planit franko-gjerman nga Kosova dhe Serbia, pas takimit që z...
Politike
28 Shkurt 2023, 08:29
F.M
Buna
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë ditë me publikimin e video-projektit të urës që pritet të nd&eum...
Politike
28 Shkurt 2023, 00:06
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Është ngritur sot, Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave për anëtarë të Këshill...
Politike
27 Shkurt 2023, 23:20
k.m.
Arlind Qori
TIRANË- Arlind Qori ka shpallur kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Ai ka deklaruar n&eum...
Politike
27 Shkurt 2023, 23:12
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për largimin e deputetit Agron Çela nga partia që ai d...
Politike
27 Shkurt 2023, 23:07
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për largimin e tij nga politika, që duket se është e...
Politike
27 Shkurt 2023, 22:39
k.m.
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla refuzoi të komentonte deklarata e ish-zv.kryeminis...
Politike
27 Shkurt 2023, 22:32
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta premtoi se në zgjedhjet lokale të 14 majit do të ketë surpriz...
Politike
27 Shkurt 2023, 22:30
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me akuzat që ish-kryeministri Sali Berisha, sot...
Politike
27 Shkurt 2023, 22:27
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se ftesa në SPAK për të folur për çështje...