Politike

“Do të kemi surpriza”, Meta për zgjedhjet e 14 majit: Këto janë qytetet që do të fitojmë

Ilir Meta e cilësoi 14 majin, si afatin më të largët të revolucionit.

27 Shkurt 2023, 22:32 Nga k.m.
“Do të kemi surpriza”, Meta për zgjedhjet e 14 majit:
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta premtoi se në zgjedhjet lokale të 14 majit do të ketë surpriza. Gjatë intervistës së tij për emisionin "Now në Euronews", Ilir Meta e cilësoi 14 majin, si afatin më të largët të revolucionit.

“Unë jam shumë optimist për fitoren e opozitës, sidomos për fitoren e tre qendrave më të mëdha, të kryeqytetit, të Durrësit dhe të Elbasanit. Jam shumë i bindur, potenciali për ndryshim është i jashtëzakonshëm, pakënaqësia është e jashtëzakonshme dhe në fund të fundit 3 kandidatët janë të një niveli shumë të lartë dhe kanë që të tre të drejtën morale që të provohen,”-u shpreh Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll