Politike

Deklaratat e Arben Ahmetajt, Balla nuk komenton: Ta lëmë Gjykatën të flasë

Sipas Ballës, ai nuk komenton asnjë koleg, e as Ahmetajn. 

27 Shkurt 2023, 22:39 Nga k.m.
Deklaratat e Arben Ahmetajt, Balla nuk komenton: Ta lëmë Gjykatën
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla refuzoi të komentonte deklarata e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. I ftuar në një lidhje me Skype për “Milori Live”, Taulant Balla tha se çështja e inceneratorëve po hetohet dhe fjala i takon vetëm Gjykatës. Sipas Ballës, ai nuk komenton asnjë koleg, e as Ahmetajn. 

“Unë nuk kam komente mbi copëza bisedash apo komunikimesh dhe nuk e bëj këtë për asnjë koleg tonin, sepse në fund të fundit jam kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duhet të kuptoni gjithmonë sepse e dëgjoj shpesh këtë historinë jo Inceneratorët…Opinioni ynë është shprehur dhe votuar në Kuvend, unë mendoj se sa kohë secili prej nesh e ka votuar me kartonin jeshil raportit e komisionit hetimor për hetimin e çështjes, unë mendoj se e ka aty. Qoftë impianti në Fier, qoftë ai në Elbasan janë dy vepra të domosdoshme për të dyja rajonet për trajtimin e mbetjeve.

Sali Berisha duhet të jetë i fundit që të japë mend për drejtësinë në këtë vend dhe nuk kam asnjë koment për djallin që flet për Biblën.Unë nuk merrem me thashetheme, kjo është një çështje që prokuroria ka hetuar dhe për të dyja rastet që përmenda, që janë vepra shumë të mira pavarësisht se kush ka ngjyer turinjtë apo gishtat në të do të marrë përgjegjësi para ligjit,”- u shpreh Balla.

Arben Ahmetaj iu përgjigj të enjtjen e kaluar kryeministrit Rama, pasi ky i fundit tha se nëse akuzat për cështjen e inceneratorëve rezultojnë të vërteta, nuk e 'dnihmonte' dot. Ahmetaj, i ftuar në "Opinion", tha se nuk kishte kërkuar asnjëherë ndihmë Rama, por shtoi se ai do të bënte më mirë të luante rolin e kryeministrit dhe jo atë të gjykatësit. 

taulant balla

Sondazh

Poll