Politike

"Kur do ikësh nga politika?"/Flet Ilir Meta: Ka shumë punë deri atëherë...

Ilir Meta tha se do e konsiderojë largimin kur në vend të vendoset sistemi i referendumit.

27 Shkurt 2023, 23:07 Nga k.m.
"Kur do ikësh nga politika?"/Flet Ilir Meta: Ka shumë
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për largimin e tij nga politika, që duket se është ende larg. I ftuar sonte në emisionin "Noë", Ilir Meta tha se do e konsiderojë largimin kur në vend të vendoset sistemi i referendumit.

E po ashtu, komentoi edhe ato që ai i quajti elitat e reja në politikë. 

"Kur të konsolidohet sistemi i referendumit në Shqipëri do ta konsideroj këtë gjë. Por ka shumë punë deri atëherë. Sa i përket elitave, ja ku e keni elitën e re. Belind Këlliçi në Tiranë, Igli Cara në Durrës, Luçiano Boçi në elbasan, janë figura të reja me vizion, qytetarë bashkëpunues, do i bashkojnë të gjithë qytetarët,"-tha Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll