Politike

Pse të thërret prokuroria kur s’ke lidhje? Përgjigjet Meta, rrëfen për herë të parë prapaskenat e thirrjes në SPAK

Ilir Meta tha se kjo është një çështje që sipas tij rikthehet sa herë Partia Socialiste është në "hall".

27 Shkurt 2023, 22:27 Nga k.m.
Pse të thërret prokuroria kur s’ke lidhje? Përgjigjet Meta,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se ftesa në SPAK për të folur për çështjen CEZ-DIA ishte e papritur sa i takon tematikës. Edhe njëherë gjatë emisionit “Now me Erla Mëhillin”, Meta tha se kjo është një çështje që sipas tij rikthehet sa herë Partia Socialiste është në "hall".

“Është një çështje e vjetër dhe e stërkonsumuar sepse kjo është një çështje që është hapur gjithmonë për arsye politike dhe në mënyrë spekulative në vitin 2015,”- u shpreh Meta i cili tha se të gjitha aludimet që implikojnë emrin e tij në fakt s’kanë asnjë lidhje me të.

I pyetur se përse thirret në prokurori kur nuk ka lidhje me çështjen CEZ-DIA, Meta tha: Prokuroria? Po ka dëshirë. Ngaqë s’ndalon dot pagesat e inceneratorëve prokuroria, nuk i ndalon dot, tani do vijë dhe më thërret mua. Të më thërrasë sa herë të dojë prokuroria, çfarë shqetësimi kam unë? E para kjo, e dyta sa herë kam qenë unë më përpara? Edhe në të kaluarën. S’kam asnjë shqetësim nga prokuroria sepse unë gjithçka në jetën time e kam transparente.

Kreu i Partisë së Lirisë ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen e nënshkruar dhe nuk ka asnjë dokument që ai të ketë favorizuar kompaninë CEZ.

ilir meta

Sondazh

Poll