Politike

A rrezikohet Shkodra pas ikjes së Agron Çelës? Ilir Meta: Mesazh Bardh Spahisë për të mos neglizhuar

Ilir Meta tha se i vetmi rrezik do të ishte ulja e diferencës mes dy kandidatëve për Bashkinë e Shkodrës. 

27 Shkurt 2023, 23:12 Nga k.m.
A rrezikohet Shkodra pas ikjes së Agron Çelës? Ilir Meta:
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për largimin e deputetit Agron Çela nga partia që ai drejton për t'ju bashkuar Partisë Socialiste. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Now", Ilir Meta tha se i vetmi rrezik do të ishte ulja e diferencës mes dy kandidatëve për Bashkinë e Shkodrës. 

"I vetmi rrezik është nëse diferenca nuk është 30% por 25%, ku është i vetmi rrezik. E kjo ndodh vetëm nëse ka ndonjë nënvlerësim nga ana e kryetarit aktual të Bashkisë. Unë besoj se ai do e thyejë do e çojë 30 e ca për qind,"-tha Berisha.

ilir meta

Sondazh

Poll