Politike

Meta për akuzat e Berishës ndaj tij për dosjen CEZ-DIA: Lexonte ato që thoshte Basha

Ilir Meta u shpreh se Berisha lexonte atë çfarë i kishte thënë ish-kryedemokrati, Lulzim Basha. E se sipas tij, mendimet nuk ishin edhe të Berishës. 

27 Shkurt 2023, 22:30 Nga k.m.
Meta për akuzat e Berishës ndaj tij për dosjen CEZ-DIA: Lexonte
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me akuzat që ish-kryeministri Sali Berisha, sot aleat, i bëri në vitin 2015 për aferën CEZ-DIA, ku kërkonte dorëheqjen dhe hetimin e tij.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Meta u shpreh se Berisha lexonte atë çfarë i kishte thënë ish-kryedemokrati, Lulzim Basha. E se sipas tij, mendimet nuk ishin edhe të Berishës. 

Sipas Metës, kryeministri Edi Rama kishte stisur një deklaratë dhe përdori Bashën për ta shfaqur në publik.

“E ka trumbetuar sepse ka dëgjuar se çfarë i ka thënë Luli në atë kohë, sepse në atë kohë, këtë histori, Rama e stisi në publik përmes Lulit. I kishte thënë Lulit të lexonte një deklaratë, bazuar në një shkrim spekulativ të BIRN-it, i cili spekulonte emrin që kishte dalë një ish-kryeministër që e kishte përfituar nga kjo kompania transferta, i cili ishte një emër tjetër që dilte nga procesi dhe nga letrat, u përpoqën ta lidhnin me emrin tim,”- theksoi ai.

ilir meta

Sondazh

Poll