Sport

Një gjigand i Premier League, kërkon të joshë mesfushorin gjerman Toni Kroos...

Pavarësisht 33 viteve të tij, Toni Kroos vazhdon të ngjall zili.

28 Shkurt 2023, 07:28 Nga DOSJA
Një gjigand i Premier League, kërkon të joshë mesfushorin

SPANJE - Real Madrid padyshim që ka marrë në dorë ‘sekretin’ e rinisë. Qofshin Karim Benzema (35 vjeç), Luka Modric (37 vjeç) apo Toni Kroos (33 vjeç), drejtuesit e ‘Shtëpisë së Bardhë’ vazhdojnë të shfaqin një nivel stratosferik. 

Të martën e kaluar në Champions League, francezi dhe kroati kaluan mbi Liverpoolin, ndërsa gjermani pushoi i qetë në stolin e zëvendësuesve. Megjithatë, kampioni i botës 2014, gur-themeli i sistemit të Carlo Ancelottit me 32 ndeshje në të gjitha garat në La Liga (dy gola, katër asistime) ende nuk është zgjatur me ekipin e tij.

Real Madrid ose lamtumirë...

Një situatë befasuese kur e dimë se kontrata e tij me klubin kryeqytetas mbaron në qershor dhe se ai tashmë mund të angazhohet lirshëm me një skuadër me të cilën do të bashkohej më 1 korrik. 

Një situatë që ngjall domosdoshmërisht interes, sidomos në anën e Premier League, siç raporton ABC Espana. Në të vërtetë, në derën e ish-lojtarit të Bayern Munichut ka patur një tentativë nga kampionati anglez për të provuar një afrim. Përgjigja ka qenë: ‘Ose do të vazhdojë me Real Madridin ose do të tërhiqet’. 

Për disa muaj, gjermani nuk e ka mohuar kurrë se vetëm një klub mund ta shtyjë atë të vazhdojë. Kjo do të thotë, se vetëm fanelën e bardhë të Real Madridit mund ta tundojë të vazhdojë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll