Sport

FIFA përzgjedh “11-shin më të mirët” të vitit, ja kush janë ata…

Në "skuadrën e vitit" është përfshirë edhe norvegjezi Halaand i Man.Cityt, paçka se ai nuk ka marrë pjesë në Botëror

27 Shkurt 2023, 22:34 Nga DOSJA

FIFA përzgjedh “11-shin më të mirët” të

FRANCE - Pas përcaktimit të portierit e trajnerit “më të mirë”, si dhe të çmimit “Puskas” për golin më të bukur, FIFA ka prezantuar në mbrëmjen gala për publikun e gjerë edhe “formacionin më të mirë të vitit”, ku për rreshtimin është përdorur skema taktike, 3-3-4.

Në portë çuditërisht është vendosur Thibaut Courtois, me mbrojtjen që plotësohet nga Achraf Hakimi, Virgil van Dijk dhe Joao Cancelo.

Për mesfushën dy “arkitektë” dhe një “katalizator”, me FIFA-n, që ka përzgjedhur, belgun Kevin de Bruyn, kroatin Luka Modric dhe brazilianin Casemiro.

Sulmi i mbushur plot “klas” e “yje”, teksa në formacionin përfundimtar janë vendosur Lionel  Messit, Kylian Mbappe, Karim Benzema dhe norvegjezin Erling Braut Haaland.

FIFA përzgjedh “11-shin më të mirët” të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll