Sport

Ngriti Kupën e Botës në Katar, Lionel Skaloni, "Trajneri i vitit"

Deri më tani ky është trofeu i dytë vlerësues që merr Argjentina kampione e botës pas asaj të Emiljano Martinez si portieri më i mirë.

27 Shkurt 2023, 22:01 Nga b.t.
Ngriti Kupën e Botës në Katar, Lionel Skaloni, "Trajneri i
Lionel Skaloni

PARIS- Zhvillon sot në Paris edicionin e saj të 7 të çmimeve “The Best”, për të nderuar më të mirët e vitit që lamë pas, 2022. FIFA ka vendosur të zhvillojë këtë ceremoni në shkurt, si pasojë e përfundimit të Botërorit 2022 në dhjetor.

Në këtë ceremoni do të jepen çmime të rëndësishme për lojtarë e trajnerë, si për meshkuj, ashtu edhe për femra, teksa do të publikohet edhe 11-shja më e mirë e vitit e përzgjedhur nga FIFPro.

Lionel Skaloni fiton “Trajneri The Best”, pasi arriti triumfin me Argjentinën në Botërorin e Katarit. Deri më tani ky është trofeu i dytë vlerësues që merr Argjentina kampione e botës, pas asaj të Emiljano Martinez si portieri më i mirë.

B.T (Dosja.al)

lionel skaloni

Sondazh

Poll