Sport

Lionel Scaloni zgjat kontratën në krye të Argjentinës, deri në vitin 2026…

Kampioni i botës në Katar, trajneri argjentinas Lionel Scaloni ka vazhduar kontratën deri në vitin 2026.

28 Shkurt 2023, 07:11 Nga DOSJA

Lionel Scaloni zgjat kontratën në krye të Argjentinës, deri

FRANCE - Çfarë mund të jetë më logjike? Pas fitimit të Kupës së Botës me skuadrën e Argjentinës në Katar, Lionel Scaloni u shpërblye me një zgjatje të kontratës. Në moshën 44-vjeçare, trajneri i ‘Albicelestes’, fitues ndaj skuadrës franceze në finale, firmosi të hënën deri në vitin 2026. Dhe për ironi, kjo kontratë e re u nënshkrua në... Paris.

Në një njoftim për shtyp, shoqëruar me një foto të bërë në një kafene në kryeqytet, Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) bën me dije se “Claudio Tapia (presidenti i saj) dhe Lionel Scaloni u takuan për të përfunduar këtë zgjatje të kontratës deri në vitin 2026. Ish-mbrojtësi i djathtë i La Coruña dhe Lazios, pati meritën që i solli Argjentinës yllin e tretë, pavarësisht humbjes inauguruese kundër Arabisë Saudite (2-1).

Lionel Scaloni zgjat kontratën në krye të Argjentinës, deri

Në këtë njoftim për shtyp thuhet gjithashtu se “Kombëtarja e Argjentinës do të luajë dy ndeshje miqësore në fund të marsit kundër Panamasë dhe Curaçaos. Data, ora dhe cilësimi do të specifikohen në ditët në vijim”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll