Sport

Edhe 180 minuta! Ndeshjet me Leeds dhe Dortmundin, vendimtare për qëndrimin Graham Potterit në pankinën e Chelseas…

E ardhmja e Graham Potter si trajner i Chelseat do të varet nga rezultatet e skuadrës në dy ndeshjet e ndeshjet e ardhshme.

27 Shkurt 2023, 19:33 Nga DOSJA

Edhe 180 minuta! Ndeshjet me Leeds dhe Dortmundin, vendimtare për

ANGLI - Sipas ‘The Telegraph’, drejtuesit blutë të Londrës janë përkrahës të trajnerit, por lojtarët kanë dyshime për të. Ndeshjet e Chelseas kundër Leeds në Premier League (4 mars) dhe Borussia Dortmund në Champions League (7 mars) mund të jenë vendimtare për vazhdimin e karrierës në Graham Potter në krye të pankinës së skuadrës londineze.

Thuhet se lojtarët që kanë luajtur për skuadrën për një kohë të gjatë me Chelsean janë të shqetësuar për situatën dhe nuk janë të sigurt, nëse Potter është në gjendje ta kthejë atë, dhe të ardhurit janë të tronditur nga presioni. Gjithashtu, lojtarët që nuk futen në përbërje të skuadrës për ndeshje, janë të zemëruar me ata që luajnë.

Edhe 180 minuta! Ndeshjet me Leeds dhe Dortmundin, vendimtare për

Chelsea është në vendin e 10-të në Premier League këtë sezon me 31 pikë të grumbulluara në 24 javë. Skuadra nuk ka fituar asnjë nga 8 ndeshjet e fundit jashtë fushe në Premier League. Ky është seria më e keqe e klubit jashtë fushe që nga marsi 2001.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll