Sport

Martinez, lë pas Courtois dhe Bonon, shpallet "Portieri më i mirë i vitit"

Për kategorinë e meshkujve deri më tani është dhënë çmimi i portierit “më të mirë”, ku siç pritej fitues u shpall, kampioni i botës, me Argjentinën, Emiliano Martinez, ku ndër pritjet më fantastike vitin e shkuar ishte ajo goditje e Randal Kolo-Muani, në “frymën e fundit” të finales së Katarit.

27 Shkurt 2023, 21:52 Nga b.t.
Martinez, lë pas Courtois dhe Bonon, shpallet "Portieri më i
Emiliano Martinez

FRANCE- Prej orës 21:00, në Paris po zhvillohet ceremonia “The Best” e organizuar nga FIFA, për të nderuar futbollistët më të mirë, për performancat e tyre të jashtëzakonshme dhe emocionuese që kanë dhuruar përgjatë gjithë vitit 2022.

Për kategorinë e meshkujve deri më tani është dhënë çmimi i portierit “më të mirë”, ku siç pritej fitues u shpall, kampioni i botës, me Argjentinën, Emiliano Martinez, ku ndër pritjet më fantastike vitin e shkuar ishte ajo goditje e Randal Kolo-Muani, në “frymën e fundit” të finales së Katarit, përballë Francës, pritje që çoi ndeshjen në penallti e rrjedhimisht në fitoren “albiceleste”.

Ndërkaq, kujtojmë se në garën për çmimin e portierit “më të mirë” ishin belgu Thibaut Courtois, si dhe “gardiani” i Marokut, Bono.

B.T (Dosja.al)

emiliano martinez

Sondazh

Poll