Sport

“Ky ishte një vit i çmendur”, Leo Messi ‘The Best’ 2022, e treta e vërteta?… (video)

Lojtari i PSG-së, i cili doli kampion bote me Argjentinën, ishte favorit. Ai fitoi trofeun për herë të tretë.

28 Shkurt 2023, 07:03 Nga DOSJA
“Ky ishte një vit i çmendur”, Leo Messi ‘The

FRANCE - Prandaj është Lionel Messi. Futbollisti argjentinas u kurorëzua të hënën nga FIFA si lojtari i vitit. Një vit i begatë për argjentinasin, ai që shijoi më në fund gëzimin për t'u bërë kampion bote në dhjetor në Katar, duke mposhtur Francën në finale. 

Kjo është hera e tretë që ‘Pleshti’ fiton këtë trofe. Por i pari si lojtar i PSG-së. Dy të parat ishin në 2009 dhe 2019 me Barcelonën, ndërkohë që Robert Lewandowski ishte fitues në 2020 dhe 2021.

“Një vit çmendurie”

"Është e mrekullueshme. Është kënaqësi të jesh në një listë të tillë përkrah Benzemas dhe Kylian, të cilët patën një vit të madh,- tha ai kur mori trofeun e tij. - Është nder të marr çmimin. Dua të falënderoj shokët e mi të skuadrës, disa janë këtu. 

Pa këtë arritje, ne nuk do të ishim këtu. Është një njohje për të gjithë grupin, ky vit ka qenë i çmendur për mua. Unë arrita të përmbush ëndrrën time, pasi luftova kaq shumë. Kjo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në karrierën time”.

Gjeniu argjentinas, natyrisht, nuk ka munguar të përqafojë njerëzit e tij. “Dua të falënderoj familjen time, popullin argjentinas, që e jetuan kaq intensivisht këtë Botëror. I puth fëmijët e mi që po shikojnë, ndonëse është koha për të fjetur (buzëqesh)”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll