Sport

Ceremonia “The Best” mbyllet me Lionel Messin, argjentinasi shpallet “Lojtari më i mirë” i vitit nga FIFA... (video)

Përballë tij në garën për çmimin ishin dy francezët Kylian Mbappe (PSG) dhe Karim Benzema (Real Madrid)

27 Shkurt 2023, 23:25 Nga DOSJA

Ceremonia “The Best” mbyllet me Lionel Messin, argjentinasi shpallet

FRANCE - Ajo dihej edhe më herët, pritej vetëm zyrtarizimi. Ceremonia gala për dhënien e çmimeve “The Best”, u mbyll me shpalljen e fituesit të trofeut të “Lojtarit më të mire” të vitit, çmim të cilin e meritoi kapiteni i kampionëve të Botës, argjentinasi Lionel Messi.  

 Ceremonia “The Best” mbyllet me Lionel Messin, argjentinasi shpallet

Fitorja e Kupës së Botës pas 36 vitesh me Argjentinën, si dhe forma e shkëlqyer që ka shfaqur Messi deri më tani këtë sezon, edhe te francezët e PSG-së i dhuruan “Pleshtit” çmimin e shumë kërkuar individual, teksa përballë tij në garën për çmimin ishin dy francezët Kylian Mbappe (PSG) dhe Karim Benzema (Real Madrid).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll