Politike

Kushëriri i tij i përfshirë në çështjen 'McGonigal'! Meta: Personi A dhe B t'i dalin për zot veprimeve të tyre

Meta tha se nuk ka asnjë ndjesi për këto dy persona, ndërsa shtoi se ata duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet që kanë kryer. 

27 Shkurt 2023, 21:24 Nga A.B
Kushëriri i tij i përfshirë në çështjen
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u pyet për lidhjet që ka me personat e përfshirë në çështjen 'McGonigal', Dorian Duçka dhe Agron Nezaj. Meta tha se nuk ka asnjë ndjesi për këto dy persona, ndërsa shtoi se ata duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet që kanë kryer. 

"Si personi A dhe personi B kanë bërë veprimet e tyre, duhet ti dalin për zot veprimeve të tyre. Këtu rolin kryesor e ka kryeministri, i cili ka shkelur Kushtetutën. Nuk kam asnjë ndjesi për personin A dhe B."-tha Meta.

Kujtojmë se Dorian Duçka është kushëriri i parë i Ilir Metës.

ilir meta agron nezaj dorian ducka

Sondazh

Poll