Politike

Paditë e ngritura ndaj tij, Meta: Shumica e personave që i kanë bërë paditë marrin rrogë në kryeministri dhe në Bashki

Teksa u pyet në lidhje me paditë e ngritura ndaj tij, Meta tha se ato janë të gjitha përralla nga Rama.

27 Shkurt 2023, 21:14 Nga A.B
Paditë e ngritura ndaj tij, Meta: Shumica e personave që i kanë
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në 'Noë me Erla Mhillin'. Teksa u pyet në lidhje me paditë e ngritura ndaj tij, Meta tha se ato janë të gjitha përralla nga Rama. Më tej, ai shton se shumica e personave që kanë bërë paditë, marrin rrogë në kryeministri dhe në Bashki. Ai shton se nuk ka asnjë shqetësim për kallëzimet që bëhen e që i bën. 

'Të gjitha paditë ndaj meje përralla të Edi Ramës, shumica që kanë bërë paditë marrin rrogë në kryeministri, në Bashkinë e Tiranës. Nuk kam asnjë shqetësim, kallëzimet që kam bërë i kam bërë në emrin tim, me numra llogarie, me emra konkretë.'- tha Meta.  

ilir meta

Sondazh

Poll