Politike

A po shkon Ahmetaj në burg? Meta: Rama është i gatshëm ta dorëzojë gjithçka për karrigen e kryeministrit

Meta deklaroi se Rama është i gatshëm të dorëzojë gjithçka për të ndenjur edhe një ditë më shumë në karrigen e kryeminisrit.

27 Shkurt 2023, 21:34 Nga A.B
A po shkon Ahmetaj në burg? Meta: Rama është i gatshëm ta
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kryeministri Edi Rama po i dorëzon bashkëpunëtorët e tij dhe ish zëvendës kryeministri  Arben Ahmetaj mund të jetë njëri prej tyre. Në emisionin “Now”, Meta deklaroi se Rama është i gatshëm të dorëzojë gjithçka për të ndenjur edhe një ditë më shumë në karrigen e kryeminisrit.

“Unë mendoj që Edi Rama për të shtyrë edhe një ditë më shumë në karrigen e kryeministrit, është gati të lëshojë dhe të dorëzojë gjithçka, sepse ai nuk njeh asnjë lloj princimi, asnjë lloj morali. Ai i ka futur me ndërgjegje të gjithë këta, i ka futur me ndërgjegje në paligjshmëri”, theksoi Meta.

ilir meta arben ahmetaj edi rama

Sondazh

Poll