Bota

MESAZHI që Borrell dha pak para nisjes së takimit të rëndësishëm në Bruksel

Ne faqen zyrtare të tij në rrjetin social 'Twitter', Borrell ka thënë se pret që palët të kenë qasje konstruktive ndaj një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve midis vendeve të tyre.

27 Shkurt 2023, 20:00 Nga a.l
MESAZHI që Borrell dha pak para nisjes së takimit të
Aleksandër Vuçiç, Albin Kurti dhe Josep Borrell në Bruksel

BRUKSEL- Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka ndarë një mesazh dhe disa fotografia nga takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ne faqen zyrtare të tij në rrjetin social 'Twitter', Borrell ka thënë se pret që palët të kenë qasje konstruktive ndaj një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve midis vendeve të tyre.

Kam mirëpritur në Bruksel kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiç, në takimin e nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd. Në agjendë: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj që të dyja palët të kenë qasje konstruktive”, ka shkruar ai.

Takimi trepalësh në Bruksel ka nisur në ora 17:00 dhe vijon ende.  Një konferencë për media pas takimit, pritet ta mbajë vetë Borrell, për të njoftuar lidhur me rezultatet e takimit mes dy liderëve. 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll