Bota

'I përkëdhela flokët, i putha faqet'/ FOTOJA që përloti gjithë botën, ish-bukëpjekësit i dhurohet piktura me porterin e së bijës si engjëll, ku ndodhet ai tani?

Imazhi i Hancer i veshur me një xhaketë portokalli kundër të ftohtit dhe shiut, ndërsa mbante dorën e vajzës së tij që dilte nga rrënojat, u publikua në faqet e para të shumë gazetave dhe u pa miliona herë në internet. 

27 Shkurt 2023, 18:38 Nga a.l
'I përkëdhela flokët, i putha faqet'/ FOTOJA që
Mesut Hacer

TURQI- Një foto e një babai që mban dorën e vajzës së tij të vrarë në tërmetin e 6 shkurtit që goditi Turqinë ishte padyshim simboli i kësaj fatkeqësie që shkatërroi dhjetëra mijëra jetë. Rreth tre javë pas katastrofës që vrau më shumë se 44,000 njerëz në Turqi dhe mijëra të tjerë në Sirinë fqinje, fotografi i AFP-së Adem Altan gjeti Mesut Hancerin në kryeqytetin Ankara. Ai ishte zhvendosur atje nga Kahramanmaras, pranë epiqendrës së tërmetit.

"Unë humba nënën time, vëllezërit e mi, nipat e mi në tërmet. Por asgjë nuk krahasohet me varrosjen e një fëmije. Dhimbja është e papërshkrueshme," tha Hancer.

Imazhi i Hancer i veshur me një xhaketë portokalli kundër të ftohtit dhe shiut, ndërsa mbante dorën e vajzës së tij që dilte nga rrënojat, u publikua në faqet e para të shumë gazetave dhe u pa miliona herë në internet. 

Një biznesmeni turk Necat Gulseven, pronar i kanalit televiziv TV100 dhe gruaja e tij, Ebru Yasar, një këngëtare e njohur, i kanë ofruar ish-bukëpjekësit një punë administrative në kanalin televiziv dhe i kanë dhënë familjes një apartament në Ankara. Ndërkohë një pikturë e vajzës së Hancerit, Irmak si një engjëll përkrah të atit, e dhuruar nga një artist, varet në dhomën e tyre të ndenjjes.

"Nuk ia lëshoja dot dorën. Vajza ime po flinte si një engjëll në shtratin e saj," kujton ai.

Hancer ishte duke punuar në furrën e tij kur tërmeti goditi në orën 4:17 të mëngjesit (0117 GMT). Duke thirrur në shtëpi, ai zbuloi se gruaja e tij dhe tre fëmijët e rritur ishin të sigurt në në shtëpinë e tyre njëkatëshe, megjithëse ajo ishte dëmtuar pasi toka u lëkund.  Por askush nuk mundi të arrinte Irmakun, më të voglin, që kishte qëndruar natën në shtëpinë e gjyshes. Ajo kishte planifikuar të kalonte kohë me kushërinjtë që vizitonin nga Stambolli dhe Hataj. Duke nxituar drejt ndërtesës së nënës së tij, Hancer gjeti bllokun tetë-katësh të shembur në një grumbull rrënojash. Në mes, mes mbeturinave të përditshmërisë, ishte vajza e tij. Duke pritur më shumë se një ditë para se të mbërrinte ndonjë ekip shpëtimi, Hancer dhe njerëz të tjerë vendas u përpoqën të gjenin vetë të dashurit e tyre nën rrënoja, madje u përpoqën - dhe dështuan - të zhvendosnin blloqet e betonit me dorë. Në pamundësi për të marrë trupin e Irmakut, ai mbeti i ulur pranë saj.

Ia mbajta dorën, i përkëdhela flokët, i putha faqet”, kujton ai.

Më vonë ai pa Adem Altanin duke fotografuar vendin e ngjarjes.

mesut hancer

Sondazh

Poll